Sport CR6? Në Itali thonë se Ronaldo është fitues i “Topit të Artë”

CR6? Në Itali thonë se Ronaldo është fitues i “Topit të Artë”

Cristiano Ronaldo përgatitet të fitojë “Topin e Artë” të gjashtë në karrierë. Sipas spekulimeve nga Italia, një delegacion nga “France Football” ka qenë në Torino dhe është takuar me sulmuesin në prani edhe të drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

Trofeu do të jepet në mbrëmjen gala të 2 dhjetorit, ndërsa zërat se portugezi mund të jetë fituesi potencial, lidhen me takimin e futbollistit me një delegacion të revistës, për realizimin e një interviste, e cila do të publikohet pas dhënies së çmimit.

Pas zhvillimeve më të fundit, Cristiano Ronaldo duket në avantazh përballë Van Dijk, me mbrojtësin e Liverpool që deri më tani vlerësohej si favorit. Në rast triumfi, portugezi do të kalonte rivalin e përjetshëm, Messi, i cili mbetet në kuotën e pesë “Topave të Artë” të fituar.