Sport Cristiano Ronaldo flet për daljen e tij në “pension”

Cristiano Ronaldo flet për daljen e tij në “pension”

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është i pasigurt se kur do të dalë në pension, duke thënë se mund të ishte vitin e ardhshëm ose ai mund të luante në të 40-at e tij.

Ronaldo, 34 vjeç, pas shkuarjes së tij tek Juventusi vitin e kaluar, ka shënuar 28 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat dhe duke ndihmuar gjigantët italianë të fitojnë një tjetër titull në Serie A në 2018-19.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është i pasigurt kur do të ndalojë së luajturi, megjithëse ylli i futbollit tha se mund të mos jetë e largët kjo ditë.

“Unë nuk mendoj për këtë. Ndoshta unë mund të largohem nga karriera ime vitin tjetër … por mund të luaj gjithashtu deri në 40 ose 41 vjec. Unë nuk e di. Ajo që unë gjithmonë them, është të shijoj momentin. Kjo është e shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdoj ta shijoj” i tha Ronaldo TVI të martën. Ai mendon se është një nga futbollistet që ka thyer më shumë rekorde.

Ronaldo dëshiron të bëjë histori dhe në dukje është motivuar duke vendosur rekorde.

“A ka ndonjë lojtar futbolli që kanë më shumë rekorde se unë”, pyeti ai.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë futbollistë që kanë më shumë rekorde se unë”, tha i sigurt futbollisti.