Sport Cristiano Ronaldo flet për të ardhmen: Do luaj edhe 3 vite, më...

Cristiano Ronaldo flet për të ardhmen: Do luaj edhe 3 vite, më pas do të blej një klub futbolli

Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. “Do të luaj edhe 2-3 sezone. Më pas do të tentoj të blej një klub”, u shpreh golashënuesi më i mirë në histori.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, u transferua gjatë merkatos së janarit tek Al Nassr në Arabinë Saudite.

Sezoni i parë u mbyll pa trofe, por CR7 nuk dorëzohet dhe do tentojë të rikthejë Al Nassr te fitoret dhe sukseset me golat e tij.

38-vjeçari portugez ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin saudit, nga e cila përfiton rreth 200 milionë euro pagë sezonale.

Duke u kthyer në futbollistin më të paguar në planet. Ëndrra e madhe e sulmuesit është të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2026 me Portugalinë e tij.