Extra Cristiano Ronaldo porosit “bishën” më të shtrenjtë në botë (FOTO)

Cristiano Ronaldo porosit “bishën” më të shtrenjtë në botë (FOTO)

Cristiano Ronaldo nuk kursehet, kur bëhet fjalë për të blerë makina të reja e luksoze. Kjo është arsyeja pse, sipas “Marca”, sulmuesi i Juventusit mund të jetë blerësi misterioz i një makine tepër të shtrenjtë, me porosi.

Makina më e çmuar, e prodhuar nga “Bugatti” në vetëm një model, quhet “La Voiture Noire” dhe kushton deri në 11 milionë euro. Ky është çmimi më i lartë, i paguar ndonjëherë për një makinë në botë.

Një shifër, që me sa duket nuk e frikëson aspak Cristiano Ronaldon, i cili, në anën tjetër, në flotën e tij ka tashmë makina të tjera tejet luksoze, me një vlerë shumë të lartë.

Bugatti në fjalë do të jetë “jashtë serie”, unik dhe i dedikuar për yllin portugez, me fuqi motorike 1500 kuaj dhe që arrin shpejtësinë deri në 420 km/h. Sidoqoftë, për ta pasur në zotërim atë, Cristiano Ronaldo do të duhet të presë pak më gjatë, pasi porosia e bërë mund të realizohet për gati dy vite.