Sport Cristiano Ronaldo zbulon sekretin e rinisë së tij

Cristiano Ronaldo zbulon sekretin e rinisë së tij

Cristiano Ronaldo dha një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s në internet, pak orë përpara finales së Ligës së Kombeve që Portugalia do të luajë kundër Holandës.

Në moshën 34-vjeçare, sulmuesi i Juventusit tregoi se vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer, duke i shënuar 3 gola Zvicrës në gjysmëfinalen e këtij turneu.

Në këtë intervistë, CR7 zbuloi sekretin e rinisë së tij: “Është përgatitja që bëj, etika ime e punës. Ndihem mirë, pavarësisht se jam 34 vjeç. Më e rëndësishme është mendja, të jesh i motivuar dhe i lumtur”.

“Dua të vazhdoj karrierën si lojtar sepse mendoj se ende mund të jap shumë. Ndihem shumë mirë”, shtoi portugezi.