Aktualitet Çrregullim nervor, EMA konstaton efektin e rrallë anësor tek vaksina e ‘AstraZeneca’

Çrregullim nervor, EMA konstaton efektin e rrallë anësor tek vaksina e ‘AstraZeneca’

Agjencia Evropiane e Medikamenteve, EMA, ka shtuar çrregullimin e rrallë nervor, i njohur si sindroma “Guillain Barre’”, si një efekt të mundshëm anësor të vaksinës “AstraZeneca”.

Agjencia ka deklaruar se një marrëdhënie rastësore mes sindromës në fjalë dhe vaksinës së njohur është e mundur pas konstatimit të 833 rasteve në 592 milionë doza të administruara në të gjithë botën brenda 31 korrikut.

Sidoqoftë, EMA e kategorizon efektin anësor si shumë të rrallë dhe sikurse në rastet e mëparshme ka nënvizuar se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha se rreziqet që rrjedhin prej saj.

Edhe Agjencia amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet ka paralajmëruar për rrezikun nga sindroma në fjalë, që vjen nga vaksina “Johnson & Johnson”.

Të dyja vaksinat përdorin teknologjinë e vektorit viral dhe u janë atribuuar edhe rastet e mpiksjes së gjakut.

Muaj më parë, EMA konstatoi edhe disa efekte anësore më të lehta përveçse tek “AstraZeneca” dhe “Johnson & Johnson”, edhe tek “Moderna”.