Aktualitet Dalin detaje nga hetimi, Murataj kishte bërë ndërhyrje plastike në fytyrë

Dalin detaje nga hetimi, Murataj kishte bërë ndërhyrje plastike në fytyrë

I ekzekutuari nga policia një ditë më parë për grabitjen e Rinasit nuk ngjante me fotografinë që organet ligjzbatuese kishin për Admir Muratajn.

Identifikimi i tij është bërë vetëm nga familjarët dhe autoritetet greke. Mbrëmjen e së mërkurës kanë dalë edhe detaje të reja nga grupi hetimor.

Raportohet se Murataj kishte bërë disa ndërhyrje në hundë, mjekër, faqe dhe elementë të tjerë të fytyrës ndërsa kishte mbjellë edhe flokë në pjesën e përparme të kokës.

Të gjitha këto, për të fshehur identitetin e tij. Edhe kur janë marrë shenjat e gishtërinjve me aparaturën e ALEAT janë nxjerrë vetëm 5 elementë, ndërkohë që duhet të ishin 8 elementë që përputhen.

Pas dyshimeve, Policia Shqiptare ka kërkuar ndihmë nga pala greke e cila ka verifikuar përputhjen me viktimën.