Bota Dalin pamjet: Pse Papa u puthi këmbët rivalëve në Sudanin Jugor, një...

Dalin pamjet: Pse Papa u puthi këmbët rivalëve në Sudanin Jugor, një shpjegim nga Vatikani

Vatikani publikoi pamjet e aktit të pazakontë të Papa Françeskut, i cili u përkul duke iu puthur këmbët drejtuesve të besimit katolik të Sudanit të Jugut.

Sipas Selisë së Shenjtë, gjesti duhet kuptuar në funksion të “klimës së faljes së ndërsjelltë”.

Takimi i dy të autoriteteve më të larta civile dhe kishtare të Sudanin e Jugut në rezidencën e Papa Françeskut nuk ishte një “samit politiko-diplomatik”, shkruhet në faqen zyrtare të Vatikanit.

“Ishte një përvojë e lutjes dhe një reflektim i përbashkët i dy liderëve që nënshkruan marrëveshjen e paqes, por kanë vështirësi në respektimin e asaj marrëveshjeje”, shpjegoi Selisë së Shenjtë në faqen e saj zyrtare.

Shteti më i ri në botë, Sudani i Jugut është një vend shumë i krishterë dhe ka fituar pavarësinë nga Sudani në vitin 2011 pas 22 viteve luftë civile.

Por në dhjetor 2013, aty nisi një tjetër luftë civile ajo e shkaktuar nga rivaliteti mes Salva Kiir dhe Rijeka Machara, edhe pse kanë qenë aleate në një luftë të përbashkët kundër Khartumit.