Aktualitet Dalin sot rezultatet e Lotarisë Amerikane: Çfarë duhet të bëni nëse sistemi...

Dalin sot rezultatet e Lotarisë Amerikane: Çfarë duhet të bëni nëse sistemi është i ngarkuar

Duke filluar nga ora 18:00 të ditës së sotme, ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane do të mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur apo jo.

Ambasada amerikane në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale u këshillon aplikuesve që të mos shqetësohen nëse faqja e internetit ku shpallen rezultatet, mund të jetë e ngarkuar.

“Keni aplikuar për Lotarinë DV2020? Më datë 7 Maj 2019, duke filluar nga ora 18:00, ju mund të kontrolloni këtu  https://dvlottery.state.gov/ nëse jeni përzgjedhur. Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh” shkruhet në njoftimin e ambasadës.