Bota Danimarka dhe Suedia me kontrolle kufitare për të shmangur “importin e krimit”...

Danimarka dhe Suedia me kontrolle kufitare për të shmangur “importin e krimit” suedez

Danimarka dhe Suedia nuk do ta ndajnë më kufirin pa kontroll. Për shkak të rritjes së krimeve në Suedi, Danimarka ka deklaruar se do të vendosë kontrolle në pikat kufitare, për të shmangur “importin e krimit” në vendin e qetë nordik.

Vendimi vjen pas një vargu krimesh të dhunshme në Kopenhagë për të cilat autoritetet daneze theksojnë se janë kryer nga autorët që vinin nga Suedia.

Kontrollet gjashtëmujore, duke filluar nga e marta, do të bëhen në Urën Oresund midis Kopenhagës dhe qytetit suedez të Malmös dhe gjithashtu në portet e trageteve.

Që nga shkurti, në Kopenhagë ka pasur 13 shpërthime. Autoritetet besojnë se një shpërthim i 6 gushtit në Agjencinë e Taksave të Danimarkës “u krye nga kriminelët që kishin kaluar kufirin nga Suedia”. Dy shtetas suedez janë në paraburgim.

Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup, është shprehur se një vrasje e dyfishtë e 25 qershorit, ku dy shtetas suedez u qëlluan për vdekje në periferi të Kopenhagës, “ishte një përballje midis bandave nga Suedia”.

Incidenti i fundit mes bandave në Malmö u shënua të shtunën, ku një djalë 15 vjeçar u qëllua për vdekje dhe një adoleshent tjetër u plagos rëndë.