Ekonomi Danimarka do të ndërtojë ishullin të parë të energjisë në botë

Danimarka do të ndërtojë ishullin të parë të energjisë në botë

Danimarka ka miratuar një plan për të ndërtuar ishullin e parë të energjisë në botë, në Detin e Veriut, i cili do të prodhojë dhe ruajë energji të gjelbër të mjaftueshme për nevojat e tre milion familjeve evropiane për energji elektrike.

Ishulli artificial, i cili do të ketë madhësinë e 18 fushave të futbollit, do të lidhet me qindra turbina ere dhe do të sigurojë energji si për familjet ashtu edhe për industrinë.

Ai do të jetë i lidhur me disa vende evropiane.

Plani vjen paralelisht me njoftimin e ambicies së Bashkimit Evropian për të transformuar sistemin elektrik, i cili duhet të mbështetet në energjinë e rinovueshme dhe forcimin e kapacitetit të fermave të erës brenda dhjetë vjetësh.

“Ky është një moment i shkëlqyeshëm për Danimarkën dhe tranzicionin global të gjelbër”, tha ministri danez i Energjisë Dan Jorgensen.

“Qendra energjetike e Detit të Veriut do të jetë projekti më i madh i ndërtimit në historinë daneze”, shtoi ai.

Ndërtimi i ishullit do të kushtojë gati 34 miliard dollarë.