Politika Darkë në rezidencë/ Yuri Kim bën bashkë Metën, Ramën dhe Bashën

Darkë në rezidencë/ Yuri Kim bën bashkë Metën, Ramën dhe Bashën

Yuri Kim, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë bashkë për herë të parë të gjithë krerët e partive politike në vend. Me ftesë të saj, në rezidencë, rreth orës 20:00 janë mbledhur presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetar i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës.

Ftesat e Yuri Kim kanë ardhur për shkak të organizimit së festës së pavarësisë së SHBA, që është me datë 4 korrik, por që ambasada në Tiranë ka zgjedhur ta mbajë sonte. Me herët ishte njoftuar për datën 2 korrik, por duket se ka patur një ndryshim në momentet e fundit.

Për herë të parë, që kur ka nisur të festohet pavarësia e SHBA në Tiranë, festa do të jetë ndryshe dhe kjo për shkak të pandemisë. Darka, e cila do mbahet në rezidencë do të jetë sekrete.