Politika Dashuria italo-shqiptare: Rama shpallet “puljez me origjinë shqiptare”

Dashuria italo-shqiptare: Rama shpallet “puljez me origjinë shqiptare”

Kreu i diplomacisë italiane Luigi Di Maio tha se Europa nuk mund të quhet e bashkuar nëse ka jashtë Ballkanin e Perëndimor, pjesë e së cilit është dhe Shqipëria.

“Europa nuk duhet të quhet e bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Di Maio një aktiviteti në Pulja me në krah kryeministrin Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Pulja në kuadër të aktiviteteve përkujtuese për eksodin e marsit ‘91, ku mijra shqiptarë rrëmbyen anijet dhe u dyndën drejt brigjeve italiane.

Guvernatori i Pulias, Michele Emiliano, kujtoi ato ditë: “Atë ditë kur shqiptarët mbërritën unë isha prokuror në Brindisi. Rrugët ishin mbushur me njerëz të lumtur që kishin arritur në fundin e një rruge tejet të vështirë.

Shihja qytetarë të Brindisit me ushqime në duar që u jepnin atyre që kishin nevojë.

Në vizitën time të parë në Tiranë, me 20 karabinierë dhe eskortë vendase, Tirana dukej si vendi i sapodalë ngal lufta, dukeshin edhe gjurmët e traumës që kishin përjetuar”, tha zyrtari italian.

Ai i dha Ramës çmimin “Rrënja e Puglia-s”.

Duke e shoqëruar me këtë koment, duke e shpallur në fund “një puliez me origjinë shqiptare: “Kam ndjekur projektin e ngjyrave të Ramës që në kohën kur nuk isha politikan. Rama e urren retorikën, e që tani e ndjej se ai do më thotë se po më bezdis Michelle, por unë e ndjej që duhen thënë këto gjëra.

Të kam ndjerë gjithmonë afër, kur ke bërë atë që mund të bëje, duke na ndihmuar me popullin tënd gjatë pandemisë, kur ne u kapën në befasi, kur na ndihmuat me mjekët.

Ti ndihesh dhe je puliez. Ti e ndje këtë rajon si pak të tjerë. Në bisedën që bëmë më parë e ndjejmë që t’i je pjesë e këtij komuniteti. Ky është një çmim që i jepet vetëm një qytetari të rajonit, por në këtë rast po bëjmë një përjashtim. Ne mënyrë të veçantë po i japim një çmim një puljezi me origjinë shqiptare”, tha Emiliano.