Sport De Biasi rikthehet në Shqipëri

De Biasi rikthehet në Shqipëri

Në dy shtator do të zhvillohet ndeshje mese Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit.

Mediat sportive shkruajnë se në “Elbasan Arena” do të jetë edhe ish-trajneri i kombëtares Xhani De Biasi.

Vlen të theksohet se edhe pas largimit nga stoli i kombëtares marrëdhëniet e tij me FSHF vazhdojnë të jenë të ngushta.

De Biazi ka premtuar se do të mbetet një tifoz kuqezi dhe se do të ndjekë nga afër punën e patriotit të tij, Cristian Panuci.