Sport De Ligt shpjegon metodën Pirlo dhe ka një paralajmërim për kundërshtarët

De Ligt shpjegon metodën Pirlo dhe ka një paralajmërim për kundërshtarët

Nuk mund të shpresonte për një kthim më të mirë në fushë Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Juventusit. Pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, holandezi ka qenë protagonist në suksesin e arritur kundër Kaliarit në javën e tetë të Serisë A.

Në lidhje me ambiciet e ekipit dhe trajnerin Pirlo: “Ekziston një mentalitet ndryshe. Me Pirlon provojmë të luajmë në mënyrë më moderne, siç kam luajtur gjithmonë tek Ajax-i dhe më pëlqen kështu”.

“Titulli? Jemi në 70% të formës dhe mund të përmirësohemi. Pas pak kohe do të jemi në 100%. Mendoj se është një gjë e mirë që ka disa skuadra në gjendje që të luftojnë për pozicionet e para”.

“Sa më e vështirë të jetë, aq më shumë përmirësohemi. Do të jetë një kampionat i fortë, por ne jemi të përqendruar vetëm te vetja. Jemi të fortë mjaftueshëm për të fituar”, tha De Ligt pas fitores.