Extra “Debat i shëmtuar, Einxhel duhet të kërkonte falje”, gazetarja komenton sherrin në...

“Debat i shëmtuar, Einxhel duhet të kërkonte falje”, gazetarja komenton sherrin në Big Brother

Një debat i ashpër mes Donaldit dhe Einxhel ndodhi gjatë spektaklit të djeshëm në Big Brother VIP pasi kjo e fundit tha se vëllezërit Veshaj janë bërë të famshëm prej ish partnereve të tyre. Einxhel i përmendi Donaldit se bashkë me Romeon e kishin hequr padrejtësisht nga puna pasi ajo kishte pësuar një aksident dhe nuk ishte paraqitur në punë.

Ajo theksoi gjithashtu se ata madje nuk e kishin paguar. Nga ana tjetër, Donaldi tha se këto fjalë nuk janë të vërteta duke pretenduar se Einxhel nuk kishte qenë vazhdimisht korrekte në punë. Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe gazetarja Aulona Musta, e cila shprehet se nga kjo situatë nuk përfitoi asnjëri prej tyre. Sipas saj, Einxhel duhet të kishte kërkuar falje dhe Donaldi nuk duhet të kishte përdorur kërcënime.

“Debati ishte shumë i shëmtuar. Einxhel gaboi me gjërat që tha te dhoma e rrëfimit. Nuk mendoj se Donaldi dhe Romeo janë bërë të njohur me lidhjet që kanë pasur. Ata kanë qenë të njohur. Einxhel i ka thënë këto por dje ishin jashtë kontekstit, e pati thënë para një jave kur ishte historia e Dagzit. Më erdhi keq ndërkohë që marrëdhënia e tyre ishte përmirësuar.

Mendoj se gabimi i Einxhel ishte se nuk tha që këto i kam thënë më përpara, më vjen keq që i kam thënë dhe mase të kërkonte dhe ndjesë. Në studio, reagimet e Donalditit ishin të tepruara. Këto kërcënimet se Tirana është e vogël, të njohim ty ishin shumë të shëmtuara. Kërcënimet nuk i shkojnë me Einxhel se nuk trembet. I gjithë debati bëri që të dalin të dy keq dhe të përfitojë Iliri që tashmë është në finale“, tha ajo.