Kryesore Debati i demokratëve: Joe Biden kritikohet për dallim racor

Debati i demokratëve: Joe Biden kritikohet për dallim racor

Favoriti në garën për kandidaturën presidenciale të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, u sulmua ashpër gjatë debatit televiziv me nëntë rivale të vendosur përballë njëri-tjetrit.

Senatorja Kamala Harris e “fshikulloi” ish zëvendëspresidentin për bashkëpunimin e tij në të shkuarën me senator fanatikë dhe faktin që dikur pati kundërshtuar politikat që nxisnin diversitetin në shkolla.

“Unë nuk mendoj se jeni racist dhe pajtohem me ju kur thoni se angazhoheni për gjetjen e elementëve të përbashkëta. Por unë gjithashtu besoj, dhe kjo është personale, se ishte e dëmshme t`ju dëgjoje të flisnit për reputacionin e dy senatorëve të cilët e kanë ndërtuar karrierën e vet mbi ndarjen e racës. Por nuk ishte vetëm kjo: ju bashkëpunuat me ta kundër dërgimit të fëmijëve të bardhë me autobus në shkollat me shumicë me ngjyrë në lagjet e tjera dhe anasjelltas. Ishte një vajze e vogël në Kaliforni, që e përjetoi vetë një gjë të tillë; ajo vajzë isha unë”, tha Harris.

Nga ana e tij, Joe tha se ajo e kishte “portretizuar keq” pozicionin e tij, duke këmbëngulur se ai kishte hyrë në politikë për të mbrojtur të drejtat civile.

Pretendentët garojnë për të siguruar nominimin demokrat që do ta vendoste në fushatën presidenciale përballe republikanit Donald Trump.

20 rivalët do të luftojnë me njëri tjetrin derisa të zgjidhet fituesi në konventën e partisë verën e ardhshme, përpara se të ndeshet me Trumpin në zgjedhjet e nëntorit 2020.