Kryesore Debati për vdekjet nga COVID, Kalo: Nuk falsifikohen dot kartelat e pacientëve

Debati për vdekjet nga COVID, Kalo: Nuk falsifikohen dot kartelat e pacientëve

Tritan Kalo është përfshirë në debatin për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID-19. Në një deklaratë për mediat bashkë me anëtarët e tjerë të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Kalo tha se nuk ka asnjë mundësi që të falsifikohen numrat e të vdekurve duke shtuar se janë debate që hedhin tym mbi punën e mjekëve.

Mjeku shtoi se çdo i sëmurë që shtrohet në spital ka një kartelë, që në momentin e shtrimit dhe deri kur ai vdes dhe në të nuk mund të bëhen ndërhyrje.

“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi unë nuk mund të them asgjë, pasi janë zyra e Gjendjes Civile që i saktësojnë apo dhe mjekët e familjes që i dinë më mirë këto shifra. Po ju flas në lidhje me shërbimin në COVID1, ka të pacaktuar mirë ligjërisht dhe shkencërisht, kur plotësohet skeda e vdekjes plotësohen edhe arsyet pse vdes. Në këto raste nuk mund të krijohet asnjë ndërhyrje apo të krijohet një artific. Në këtë rast nuk mund të asnjë lloj falsifikimi dhe ndryshimi, problem është se kush është shkaku parësor dhe shkaku dytësor”, u shpreh Tritan Kalo.

Më tej ai shtoi se mjeku është ai që përcakton se cili është shkaku kryesor i vdekjet dhe cilët mund të jenë shkaqet e tjera dytësore.

“Këto janë problematika që krijojnë një tymnajë e hedhin tym mbi punën e mjekëve dhe që nuk duhet ta lejojmë”, shtoi ai.