Politika Dëboi diplomatët iranianë, Departamenti i Shtetit lavdëron vendimin e Shqipërisë

Dëboi diplomatët iranianë, Departamenti i Shtetit lavdëron vendimin e Shqipërisë

Departamenti i Shtetit amerikan me anë të një postimi në rrjetet sociale të zëdhënëses së saj Morgan Ortagus ka vlerësuar vendimin e Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë iranianë, zyrtarisht për “mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

Në postimin e saj, Ortagus deklaron se Shtetet e Bashkuara “lavdërojnë Shqipërinë për vendimin e saj për të dëbuar të ashtuquajturit diplomatë iranianë”.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit vijoi duke cilësuar se “regjimi iranian vazhdon të përdorë godinat e tij diplomatike në Europë dhe jo vetëm si mbulim për përgatitjen e sulmeve terroriste, duke kërcënuar dhe spiunuar iranianet që banojnë jashtë vendit të tyre”.