Kryesore Dekani i ‘Shkencave të Natyrës’: Kopshti Botanik është qendër kërkimore, bashkia s’ka...

Dekani i ‘Shkencave të Natyrës’: Kopshti Botanik është qendër kërkimore, bashkia s’ka punë

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku ka protestuar, së bashku me pedagogë dhe studentë, kundër vendimin të Gjykatës për të shtyrë seancën për padinë administrative që kanë depozituar kundër vendimit të Qeverisë për ta kaluar Kopshtin Botanik në varësi të bashkisë së Tiranës.

Drushku theksoi se bashkia e Tiranës nuk ka asnjë të drejtë mbi atë kopësht pasi ai nuk është një kënd rekreativ, por një qendër kërkimore për fakultetin. “Ne nuk do të ndalemi, kopshti është dhe duhet t’i mbetet universitetit”, tha Drushku.

Dekani paralajmëroi se do të vijojnë protestat ndaj vendimit të Qeverisë dhe numri i pjesëmarrësve do të rritet. Ai gjithashtu kritikoi deklaratat që po bëhen nga zyrtarët e bashkisë ndaj drejtuesve të fakultetit, të cilët kundërshtojnë vendimin.

Vendimi për t’ja kaluar Kopshtin Botanik në varësi bashkisë ka shkaktuar edhe reagime politike. PD dhe LSI akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se kanë në plan të ndërtojnë aty pallate.