Politika Deklarata e Bashës për Dakon, Prokuroria: Nuk është nën hetim

Deklarata e Bashës për Dakon, Prokuroria: Nuk është nën hetim

Pas deklaratës së një dite më parë të Lulzim Bashës se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos për trafikim të votave në zgjedhje, prokuroria e përgjithshme ka sqaruar për Opinion se Vangjush Dako nuk është nën hetim, por po hetohet veprimtaria e tij.

Të njëjtën deklaratë organi i akuzës ka bërë edhe katër muaj më parë, kur rrodhën në media përgjimet e dosjes 339.

Përgjimet e dosjes 339, që përfshijnë edhe hetim për trafikim votash në zgjedhje, u rikthyen në vëmendjen publike të hënën kur kreu i PD deklaroi se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos.

Emri i Dakos doli në përgjimet e dosjes 339 tetorin e kaluar, gjatë një komunikimi me anëtarë të bandës së Avdylajve, të arrestuar në kuadër të operacionit Volvo4.