Kryesore Deklarata e fortë e Ramës nga Prishtina: Gjykata Speciale abortoi një akt...

Deklarata e fortë e Ramës nga Prishtina: Gjykata Speciale abortoi një akt paqeje

E ka nisur konferencën për mediat sot nga Prishtina, duke kërkuar ndjesë për një vonesë prej 19 minutash, teksa tha se në këtë vizitë të zhvilluar ditët e fundit, ka konfirmuar një lajm shumë të rëndësishëm lidhur me hyrjen në funksion të rrjetit të përbashkët elektro-energjetik dhe të investimit të midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Edi Rama e quajti përsëri “fletërrufe të revolucionit kulturor kinez” aktakuzën e ngritur kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK, Kadri Veseli dhe shtoi se ajo ndërpreu një proces vendimtar, si ai i bisedimeve me Serbinë në Shtëpinë e Bardh

“Së pari dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevojë kombëtare besoj për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politik të saj, në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë. Pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës, është konceptuar është mbështetur dhe zhvilluar si një proces i pandashëm nga procesi i shtetndërtimit, i pajtimit ndëretnik, procesi i integrimit, dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Madje në këtë formë është formuluar edhe në strategjinë e zhvillimit të Ballkanit perëndimor nga BE.

Është krejt e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështje e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por dhe ndërtimit të së ardhmes përmes politikës dhe komunikata e ashtuquajtur për mua një fletërrufe e ngjashme si dy pika uji me “komunikata” përgjatë revolucionit kinez, një faqe që ne e kemi jetuar në Shqipëri në kohën e diktaturës.

Është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përben një arsye, pavarësisht nëse është i rastësishëm apo i qëllimshëm, në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj gjykate speciale të radhës, nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces politik që lidhet me paqen”, tha Rama.

I ashpër ka qenë edhe për komente kritikuese që i janë adresuar këtë periudhë, lidhur me qëndrimet e tij dhe mbështetjen e dhënë për Thaçin e Veselin.

“Dua ta bëj shumë të qartë që më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme dhe këtu flas për reagime qytetare, sepse helmi i jetë së përditshme politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare, që janë qytetarët, dhe ndikon që të mos kuptohet por përkundrazi të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb, që nuk lidhet as me dy persona, as me karrierën e tyre politike, dhe me të mirat apo të metat e tyre në kohë paqeje, nuk lidhet as me simpatitë, bindjet, mbështetjen apo kundërshtinë politike, por me një prej vlerave më të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptarë, vlera e luftës për liri të Kosovës pjesë e së cilës është UÇK…

Sot për mua është një sprovë e madhe jo vetëm politike dhe por kombëtare e njerëzor që kush flet shqip sepse këtë ka gjuhën e nënës, gjuhën e nënës të mos e përdorë për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie, në të ndershëm apo hajdutë, nuk është ky rasti.

Kush mendon, propagandon, qoftë dhe me një koment të pafajshëm a të nxituar në rrjetet sociale, se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash, apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike apo kapjen e shtetit është ose naiv, ose tejet i verbuar nga mllefi, nuk ka mundësi tjetër”.