Shëndet Deklarata e papritur e OBSH: Nuk ka garanci se do të ketë...

Deklarata e papritur e OBSH: Nuk ka garanci se do të ketë vaksinë kundër Covid-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus dha një lajm jo shpresëdhënës në raportimin e tij përpara Komitetit të Shëndetësisë në Parlamentin Europian.

Shefi i organizatës kryesore të shëndetësisë u shpreh se nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të gjejnë një vaksinë efektive kundër koronavirusit dhe nëse ajo zbulohet do të duhet kohë që të jetë në dispozicion për njerëzit.

“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë, Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para”, tha Ghebreyesus përpara europarlamentare.

Aktualisht dhjetëra kompani farmaceutike janë duke testuar 100 vaksina të mundshme në të gjithë botën.