Histori Dekorimi i Ali Pashë Gucisë nga Austria, lajmi që nuk do t’i...

Dekorimi i Ali Pashë Gucisë nga Austria, lajmi që nuk do t’i shpëtojë askujt

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Globe” ka botuar, të shtunën e 28 shkurtit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me dekorimin e Ali Pashë Gucisë asokohe nga qeveria austriake dhe reagimin që do të sillte ky lajm, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Thuhet se qeveria austriake i ka akorduar Ali Pashës, kreut të Lidhjes shqiptare, një dekoratë.

Kemi të bëjmë këtu me një shenjë të mbështetjes morale të kabinetit të Vjenës ndaj shqiptarëve.

Rëndësia e këtij lajmi nuk do t’i shpëtojë askujt.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania