Kryesore Dekretet, Parlamenti “fiton” 8 me 0 kundër Metës

Dekretet, Parlamenti “fiton” 8 me 0 kundër Metës

Pavarësisht paralajmërim të kreut të opozitës, Lulzim Basha, për mos të votuar dy koncesionet e rrugëve Milot Balldre dhe Orikum-Dukat, deputetët i votuan këto dy projekte si dhe projektligjet e tjera të kthyera nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

Saktësisht, 8 dekretet në fjalë janë:

1- Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit

2- Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare

3- Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore

4- Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

5- Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat

6- Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat

7- Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren

8- Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit