Aktualitet Del nga komisariati i Durrësit pas 3 orësh Nar Koka, ja për...

Del nga komisariati i Durrësit pas 3 orësh Nar Koka, ja për çfarë akuzohej

Ka dalë  pas 3 orësh nga komisariati i policisë së Durrësit Leonard Koka. Ai ishte marrë në komisarit nën akuzën, “kundërshtim të forcave policore”.

Detaje/ Shoqërohet në polici Nar Koka vëllai i ministrit Lefter Koka, zbulohet arsyeja

Nar Koka, vëllai i ministrit të LSI Lefter Koka është shoqëruar diten e sotme ne Policine e Durresit. “Panorama” ka mesuar se shoqerimi i tij eshte bere rreth ores 13:00 te dites se sotme.

Shkak për shoqërimin është bërë një sherr i djalit të tij me punonjësit e policisë. Ai është gjobitur nga policia rrugore për një kundravajtje në rrugë.

Leonard Koka është “kumbari” i marrëveshjes PS-LSI 1 prillin e 2013-ës që shërbeu edhe si pikënisje për rikthimin e të majtës në pushtet në zgjedhjet e 23 qershorit.