Aktualitet Del para gjykatës shqiptari që grabiti mbi 300 mijë euro bizhuteri

Del para gjykatës shqiptari që grabiti mbi 300 mijë euro bizhuteri

Një shqiptar i arrestuar është akuzuar në lidhje me grabitjen në vitin 2017 në ‘Diamonds International’ në Maltë.

Bektash Muka, 27 vjeç, u akuzua pasi analiza e ADN-së çoi në identifikimin e tij.

Muka është tashmë në paraburgim për një krim tjetër, pasi është akuzuar për hyrjen me armë, në një zonë të kufizuar të aeroportit.

Gjatë vjedhjes së stolive, ku u morën 333 mijë euro, një nga burrat u drejtoi pistoletën oficerëve të policisë dhe thuhet se u përpoq të qëllonte.

Edhe vëllai i tij, Daniel Muka, është akuzuar për pjesëmarrjen e tij në grabitje.

Në gjyq, shqiptari u akuzuar për vrasje në tentativë, vjedhje në rrethana rënduese, dëmtime, plagosjen e lehtë të tre personave, kërcënim dhe frikë nëpërmjet dhunës, armëmbajtje pa leje gjatë kryerjes së një krimi.

Këtë mëngjes, avokati i Mukës, Franco Debono, kundërshtoi vlefshmërinë e arrestimit të klientit të tij, duke kërkuar detyrim paraqitje, me argumentin se vepra u krye më shumë se një vit më parë.

Muka u arrestua një vit më vonë sepse qëndronte i fshehur. Gjykata vendosi se prokuroria ishte e saktë në arrestimin e shqiptarit.

Asnjë kërkesë për lirim me kusht nuk ishte bërë nga pala mbrojtëse “për shkak të rrethanave të tij të tanishme”.

Ndaj Mukës u vendos si masë sigurie “arrest në burg”.