Shëndet Demenca dhe Alzheimer: Simptoma të njëjta, por sëmundje të ndryshme

Demenca dhe Alzheimer: Simptoma të njëjta, por sëmundje të ndryshme

Demenca dhe Alzheimeri ndajnë simptomat e njëjta, por megjithatë nuk bëhet fjalë për të njëjtën sëmundje.

Demenca është sindromë, apo grup i simptomave që vazhdimisht ndodhin së bashku. Nuk është ndonjë sëmundje specifike. Termi “demencë” përdoret për të përshkruar një set simptomash që përfshijnë humbjen e memories, vështirësi në të menduar, vështirësi në zgjidhjen e problemeve etj. Demenca shkaktohet nga dëmet në qelizat e trurit, dhe për shkak se Alzheimeri është sëmundje që e shkatërron trurin, kjo e dyta mbetet ndër shkaktarët më të zakonshëm të demencës.

Pothuajse 50 deri në 70 për qind të rasteve me demencë shkaktohen nga Alzhmeri.

Sipas “The Alzheimer’s Association”, simptomat e demencës janë të llojllojshme dhe mund të përfshijnë faktorë si problemet me memorie, probleme me gjuhë dhe komunikim, humbjen e aftësisë për tu përqendruar, vështirësi në gjykime dhe probleme me perceptim vizual. Sidoqoftë, ka edhe lloje tjera të demencës që ndërlidhen me lloje të ndryshme të dëmeve të trurit.

Sëmundja e Alzheimerit është lloj specifik i demencës që shkaktohet kur nivele të larta të proteinave të caktuara brenda dhe jashtë qelizave të trurit e vështirësojnë punën e qelizave të trurit për të mbetur të shëndetshme dhe për të komunikuar me njëra-tjetrën. Kjo shpin në humbje të lidhjeve mes qelizave nervore, dhe eventualisht në vdekjeve të qelizave nervore, si dhe në humbje të indeve trunore.

Kjo është diferenca e madhe mes sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës – kur një individ diagnostikohet me demencë, ai diagnostikohet duke u bazuar në simptoma pa e ditur se çfarë saktësisht qëndron pas atyre simptomave.

Rreth 10 për qind e njerëzve me demencë vuajnë nga më shumë se një lloj i saj në të njëjtën kohë, ku zakonisht është kombinimi i sëmundjes së Alzheimerit me probleme kardiake.