Bota Demokratët promovojnë Michelle Obama për zëvendëspresidente

Demokratët promovojnë Michelle Obama për zëvendëspresidente

”Draft Michelle Obama”, është nisma e një komitetit të ri zgjedhor të krijuar për të bindur kandidatin demokrat Joe Biden të përqëndrohet tek ish-Zonja e Parë për ”biletën presidenciale”, duke bindur atë të pranojë kandidaturën për zv.presidente.

Një kandidaturë deri më tani gjithmonë ka qenë përjashtuar në mënyrë kategorike nga e interesuara direkte, e cila edhe në dokumentarin që do të dalë në orët e ardhshme dhe opinionet e marra nga libri i saj ”Becoming” konfirmon se ajo nuk është e interesuar për ndonjë detyrë politike.

Por promovuesit e komitetit, të regjistruar në Komisionin Federal të Zgjedhjeve dhe të promovuara nga disa financues të pasur të Partisë Demokratike, e besojnë këtë nismë. Dhe ata nuk heqin dorë nga ideja se Obama është mbështetëse në skenat e politikës.

“Ne po punojmë për të ndërtuar një mbështetje të fortë në elektorat për një kandidaturë të mundshme nga Michelle Obama, gruaja më e admiruar e Amerikës, duke siguruar që ajo të jetë një pasuri kryesore për të ndihmuar Biden të mundë Trump”, theksoi komiteti mbështetës i ish-Zonjës së Parë.