Kulturë Dëmtime edhe në monumentet e kulturës, Margariti: Bashkëpunim me Gjeologjinë dhe ekspertë...

Dëmtime edhe në monumentet e kulturës, Margariti: Bashkëpunim me Gjeologjinë dhe ekspertë të huaj

Lëkundjet sizmike të 26 nëntorit dhe të ditëve në vijim shkaktuan dëmtime edhe në monumente kulture.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar nga afër monumentet më të goditura, si Kalaja e Krujës, Kalaja e Prezës dhe muri bizantin në Durrës, për të evidentuar dëmet dhe marrë masat e duhura.

Ministrja thekson se “nuk do të jetë e thjeshtë dhe do të kërkojë kohë. Kemi mobilizuar të gjitha forcat tona, po bashkëpunojmë me Institutin e Gjeologjisë dhe ekspertë të huaj”.

Duke kërkuar mirëkuptimin e kujtdo, Margariti bën apel që të respektohet perimetri i sigurisë.