Bota Dendias: Marrëveshja SHBA-Greqi do qartësojë Turqinë për fuqinë e vet

Dendias: Marrëveshja SHBA-Greqi do qartësojë Turqinë për fuqinë e vet

Marrëveshja e re, apo më saktë zgjatja e një marrëveshjeje ekzistuese, mes Greqisë dhe SHBA, pritet të shtojë sigurinë e vendit tonë fqinj dhe për pasojë vetëbesimin e saj në aspektin diplomatik. Marrëveshja është propaganduar shumë nga mediat greke, por edhe institucionet dhe ajo parashikon shtim të praninë ushtarake amerikane në Greqi. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka specifikuar se përforcimi ushtarak do të përmbushet në një rajon që ka rëndësi të veçantë për sigurinë e Greqisë.

“Kjo do të thotë më shumë prani amerikane në gadishullin grek dhe sidomos në Thrakë, në Greqinë verilindore, që është një zonë me rëndësi të veçantë për ne grekët, por edhe për NATO-në dhe SHBA. Është afër kufirit turk, pak kilometra nga Turqia”, tha Dendias për Associated Press.

Sipas tij, marrëveshja nuk synon Turqinë, ndonëse ka nënvizuar se prania amerikane në rajon do të zhbënte vetëperceptimin e disa vendeve që e shohin veten si superfuqi rajonale, kategori në të cilën Dendias përfshin edhe Turqinë.