Politika Dendias nis vizitën në Shqipëri, takohet me kreun e Omonias në Himarë

Dendias nis vizitën në Shqipëri, takohet me kreun e Omonias në Himarë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nisi vizitën njëditore në vendin tonë, duke takuar fillimisht përfaqësues të pakicës greke në Himarë.

Në një postim në Twitter, Dendias tregoi takimin me Presidentin e Omonias, dega Himarë, Fredi Beleri, i cili, sipas Dendias, e infirmoi mbi problemet e minoritetit grek në Shqipëri.

Pas takimeve në Himarë, Dendias do të pritet nga homologia shqiptare, Olta Xhaçka, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, por edhe Kryepeshkopin Anastas, kreun e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipëri.