Aktualitet Dënohen anëtarët e “perandorisë” së prostitucionit, u zbuluan nga e dashura e...

Dënohen anëtarët e “perandorisë” së prostitucionit, u zbuluan nga e dashura e bosit shqiptar

Foto ilustruese

Në vitin 2013, disa shqiptarë dhe disa italianë e rumun u arrestuan nga policia  pasi kishin ngritur një “perandori” prostitucioni.

Prej vitesh Edmond Gjini, Riccardo Ruggitiello dhe Giorgianna Caprau, si krerët e grupit vijuan biznesin e tyre bashkë me disa persona të tjerë, deri në momentin që ata u spiunuan.

Ishte e dashura e shqiptarit që tregoi gjithçka dinte për grupin kriminal, duke ndihmuar policinë dhe në arrestimin e tre personave.

Tashmë gjykata italiane ka marrë vendimin për krerët e grupit të prostitucionit që u kapën në vitin 2013. Edmond Gjini, një 40-vjeçar shqiptar, 23-vjeçari italian Riccardo Ruggitiello dhe 30-vjeçari rumun Giorgianna Caprau u përballen me akuzat e drejtësisë italiane dhe janë dënuar me burg pasi akuzohen se kishin prostituuar 20 vajza të reja në rrugët e Italisë.

Por në këtë grup bënin pjesë dhe disa shqiptarë të tjerë, vëllezërit e Edmond Gjinit, Eduard dhe Petrit, të cilët janë dënuar gjithashtu.

Prokuroria gjatë hetimeve zbuloi se banda menaxhonte të paktën 20 vajza duke i kthyer ato në prostituta dhe ato ishin të detyruara që të paguanin tek ta një shumë prej 250 Eurosh në javë.

Vajzat në kërkim merrnin mbrojtje nga organizata për të ushtruar aktivitetin e tyre, por ky bashkëpunim nuk zgjati shumë. E dashura e kreut të grupit, Edmond Gjinit tregoi në polici për të gjitha ato që dinte dhe gjithçka mori fund për bandën.