Aktualitet Dënohet i riu shqiptar: Shisja drogë pasi më kërcënonin familjen

Dënohet i riu shqiptar: Shisja drogë pasi më kërcënonin familjen

Një i ri shqiptar është dënuar javën e kaluar me 4 vjet dhe 3 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Lewes pasi u shpall fajtor për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.

26-vjeçari R. Vrapi i tha policisë në momentin e arrestimit se ishte mashtruar për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe që e detyruan që të shiste drogë pasi i kërcënonin familjen. Edhe Zyra e Emigracionit e pranoi që Vrapi ishte shfrytëzuar, por kjo nuk e pengoi gjykatën që të merrte vendimin për burg.

Vrapi u pikas nga autoritetet gjatë një momenti kur po tentonte shpërndarjen e drogës. I riu udhëtonte me biçikletë. Kjo ngjarje ndodhi më 17 Qershor të vitit të kaluar, por arrestimi u bë një ditë më vonë.

Në shtëpinë e tij u gjetën para ‘cash’, disa prej të cilave të fshehura në një sirtar. Në një kuti të zezë, autoritetet gjetën një kartë identiteti falsë, kanabis dhe disa doza me kokainë.