Aktualitet Dënohet me 13 vite burg shqiptari në Britani, sulmoi dhe përdhunoi disa...

Dënohet me 13 vite burg shqiptari në Britani, sulmoi dhe përdhunoi disa femra

Shqiptari Altin Bushati është dënuar dje me 13 vite burg për disa sulme kundër femrave, në Harlow të Britanisë.

Bushati u akuzua për sulmimin dhe përdhunimin e disa femrave në periudhën 2016-2017.

42-vjeçari iu shmang policisë për më se një vit, derisa u arrestua në 7 korrik të vitit 2017, pas sulmit ndaj një femre.

Gjithsesi, policia e akuzoi Bushatin pas një investigimi në shtator të vitit të kaluar.

Sipas policisë britanike, krimet e tij ishin të dhunshme, me një ndikim të fortë psikologjik mbi viktimat.

“Përvoja e hidhur që kanë kaluar viktimat është e paimagjinueshme. Sulmi ndaj tyre ka pasur një ndikim shumë të fortë psikologjik dhe dua t’i përshëndes për guximin që kanë treguar gjatë hetimeve dhe gjyqit” – tha një zyrtar i policisë i Essex, Britani.

Ndërkohë, ditën e enjte datë 13 shkurt gjykata ka dhënë dënimin për shqiptarin Altin Bushati, në lidhje me 4 përdhunime, dy agresione dhe një sulm seksual.

Ai do të depërtohet në Shqipëri pas kryerjes së dënimit të tij.