Bota Dënohet në Paris princesha arabe, urdhëroi torturën e hidraulikut për një fotografi

Dënohet në Paris princesha arabe, urdhëroi torturën e hidraulikut për një fotografi

Mendonte se kishte marrë një punë plot përfitime, Ashraf Eid. Por hidrauliku me origjinë arabe nuk do të mendonte kurrë që një nga rezidencat e familjes mbretërore saudite në Paris do të shndërrohej për të në një vend torture për të.

Tortura aq të egra, sa kanë detyruar Gjykatën franceze të ndërhyjë dhe të dënojë dje princeshën Hassa bint Salman, motrën e princit Mohammed bin Salman që drejton vendin, me 10 muaj burg dhe një gjobë (tejet simbolike për princeshën) të 10 mijë eurosh.

Hassa është motra e Mohammed bin Salman

Historia, që i referohet dhjetorit 2017,  fillon me hidraulikun e gjorë që ndodhej në katin e shtatë të pallatit luksoz në pronësi të familjes mbretërore në Foch Avenue për disa riparime, kur thirret me urgjencë në katin e pastë, sepse ishte prishur vaska e banjos në dhomën e princeshës.

Hidrauliku mendoi t’i bënte disa foto elementëve të dëmtuar, për t’i mbajtur mend më mirë, por aty filloi makthi i tij. Princesha, sipas rrëfimit të tij, filloi t’i bërtiste bodigardit se Ashrafi po përdortë pasqyrat për t’i bërë fotografi asaj, për t’ia shitur mediave.

Dhe pa problem, urdhëroi bodigardin të rrihte punëtorin e pafat, ta lidhte me orë dhe ta detyronte t’i puthte këmbët. “Vrite, qenin, nuk meriton të jetojë”, ka thënë në kulmin e irritimit, por fatmirësisht i besuari i saj, Rani Sauidi, nuk e ka marrë si të mirëqenë urdhrin.

Hassa bint Salman është njohur në botën arabe për punën e saj në fushën e bamirësisë dhe për fushatat për të drejtat e grave në vendlindje, dhe ky vendim i gjyqësisë franceze, edhe pse nuk e prek konkretisht larg Francës, mund të ketë pasoja në imazhin e saj.