Aktualitet Denoncimi i PD: Policia kërkon borderotë e punonjësve të bashkisë Mat

Denoncimi i PD: Policia kërkon borderotë e punonjësve të bashkisë Mat

Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku ka denoncuar se me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Drejtoria e Policisë kërkon me shkresë zyrtare të kontrollojë borderotë e punonjësve të Bashkisë Mat.

Në shkresën e publikuar kërkohen që të dërgohen listat pagesat e punonjësve të bashkisë për periudhën nga muaji shkurt në muajin mars 2019 dhe kjo për arsye verifikimi.

“Praktikisht me këtë shkresë Policia dhe Ministria e Brendshme dëshmon se po heton kolektivisht punonjësit e Bashkisë Mat. Idiotësitë duhen ndonjëherë trajtuar me humor…,por po ashtu ky është akt zyrtar i që provon dëshire të papërmbajtur për kthim në diktaturë,dhe diktaturat shemben edhe kur i ngrenë idiotët”, shprehet Çollaku.

Reagimi i plotë:

Diktatura e idioteve.

Nje akt i paprecedente ka ndodhur sot ne Bashkine Mat.

Me urdher nga Ministria e Brendeshme,drejtoria e policise kerkon me shkrese zyrtare te kontrolloje borderote e punonjesve te Bashkise Mat.

Dy jane ceshtjet,ose Republika e Shqiperise eshte kthyer ne republike policore,e ngjashme dhe Republiken Popullore Socialiste ku kontrolli mbi jeten te drejtat e te dhenave personale te cdo qytetari ishte e vetmja menyre per te mbajtur diktaturen…,ose sot shtetin e kane pushtuar idiotët.

Praktikisht me kete shkrese Policia dhe Ministria e Brendeshme deshmon se po heton kolektivisht punonjesit e Bashkise Mat.

Idiotesite duhen ndonjehere trajtuar me humor…,por po ashtu ky eshte akt zyrtar i qe provon deshire te papermbajtur per kthim ne diktature,dhe diktaturat shemben edhe kur i ngrene idiotet.

Shkresa e publikuar nga Çollaku