Extra Deputeti kapet duke parë video me pulle të kuqe në Parlament

Deputeti kapet duke parë video me pulle të kuqe në Parlament

Deputeti Ronnathep Anuwat nga Tajlanda është kapur nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në telefon gjatë një seance parlamenti, ku po zhvillohej një debat për buxhetin.

Sipas mediave tajlandeze, deputeti kishte më shumë se 10 minuta duke parë videon erotike. Pasi është pyetur nga mediat, ai ka thënë se kishte marrë mesazh nga një vajzë që i kërkonte ndihmë dhe kishte nevojë për para.

Sipas tij, ai e ka parë deri në fund videomesazhin për të vlerësuar nëse vajza ishte vërtet në rrezik. Vëmendja i është tërhequr edhe nga kreu i parlamentit, por nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj tij sepse deri më sot nuk ka pasur asnjë ankesë për të. Rregullorja nuk ndalon asnjë ligjvënës të shohë materiale të ndryshme në telefon.