Politika Deputeti Pjerin Ndreu njofton largimin: Sfida më të vështira më presin

Deputeti Pjerin Ndreu njofton largimin: Sfida më të vështira më presin

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale momentet e fundit të pranisë se tij si deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Ai i ka falenderuar për mbështetjen dhe shton se ndihet me i pjekur dhe më i përgatitur për sfidën e re që e pret.

Kujtojmë se ai është i zgjedhuri i PS-së për bashkinë e Lezhës, në garën vendore të 30 qershorit.

Postimi i Pjerin Ndreut

Sot pas mbledhjes se fundit te Komisionit te Sigurise ne Kuvend, beme nje foto te gjithe bashke. U jam mirenjohes te gjithe kolegeve qe kam punuar ne ate komision qe nga viti 2013, te pozites dhe opozites, per gjithe mbeshtetjen, mirekuptimin, eksperiencen e ndersjellte, dhe tejkalimin e ndonje tensioni politik.

Pas 6 viteve jete aktive ne ate komision, ndjehem me i pjekur dhe me i pergatitur per te perballu sfiden e veshtire qe me pret ne Bashkine e Lezhes. Faleminderit kolege qe me dhate energji e force per te ecur para dhe per te konkuruar per te fituar!