Politika Deputeti shqiptar vendos flamurin kombëtar në Parlamentin serb

Deputeti shqiptar vendos flamurin kombëtar në Parlamentin serb

Një akt i guximshëm ka ndodhur gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë.

Deputeti shqiptar në këtë Kuvend, Shaip Kamberi ka ndërmarrë një veprim tjetër duke vendosur një flamur shqiptar në vendin ku ai qëndron.

“Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotorr; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës. Barazia nuk duhet ndërtuar duke ua ndaluar pakicave kombëtare përdorimin e simboleve të tyre kombëtare. Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb. Ligji për minoritetet duhet të ndryshohet në Serbi. Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotorr dhe Kumanovë. Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim. Barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale”, ka thënë Kamberi në Kuvendin e Serbisë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar shpejt ndaj këtij veprimi të deputetit shqiptar, duke i kërkuar atij që ta hiqte flamurin kuqezi.

Gjithashtu Kamberi nuk u lejua të mbante më tej fjalën e tij.