Bota Deputetit i vihen prangat në Parlament

Deputetit i vihen prangat në Parlament

Një deputet rus është arrestuar gjatë një seance parlamentare pas akuzave për përfshirje në vrasje. Rauf Arashukov dyshohet si autor i vrasjes së dy personave në vitin 2010. Hetuesit rus thanë se mendohet që deputeti të jetë i përfshirë edhe në krime të tjera. Imuniteti i tij si ligjvënës është hequr. Më parë ai i kishte mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Deputetit të Republikës së Kaukazit të Veriut iu vunë prangat në Parlament. Mediat ruse raportojnë se u ndoq kjo metodë pasi autoritetet i druheshin faktit mos ndoshta Arashukov do të përpiqej të arratisej. Senatori rus dyshohet si autor i dy vrasjeve të ndodhura në Cherkessk, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Karachay-Cherkessia.

Aslan Zhukov, kreu i një lëvizje rinore u qëllua për vdekje në Mars të vitit 2010. Dy muaj më vonë, Fral Shebkhuzov këshilltar i Presidentit të Karachay-Cherkessia, u dhunua dhe u qëllua për vdekje. Për këto krime dyshohet të jetë autor pikërisht deputeti Rauf Arashukov. Ai mendohet të jetë i përfshirë edhe në falsifikimin e dokumenteve që e lejuan për t’u bërë senator.