Bota “Dera e qelisë” e Nelson Mandelës shitet për 112 mijë dollarë

“Dera e qelisë” e Nelson Mandelës shitet për 112 mijë dollarë

Një vizatim i thjeshtë i realizuar nga ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ku paraqitet dera e qelisë së burgut Robben Island, ku u mbajt për 18 vjet, u shit të enjten në Nju Jork për 112.575 dollarë.

“Dera e Qelisë, Robben Island”, e përfunduar në vitin 2002 nga fituesi i Çmimit Nobel të Paqes tejkaloi pritshmëritë e shtëpisë së ankandeve Bonhams, e cila kishte vënë një vlerë mes 60-90 mijë dollarë.

Vizatimi në ngjyrë pastel me dyllë tregon hekurat e derës së qelisë dhe  një çelës në bllok, të skicuar në ngjyrë vjollcë.

Puna është një nga të paktat që Mandela – i cili u burgos për 27 vjet dhe frymëzoi luftën kundër aparteidit – mbajti deri sa vdiq në 2013.

Vajza e Mandelës Pumla Makaziwe Mandela zotëronte punimet e të atit.

Presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut realizoi në total 20 deri 25 vizatime, sipas Giles Peppiatt, drejtoresha e shtëpisë së ankandit të artit modern afrikan.

Disa u riprodhuan si litografi për të mbledhur para për Fondacionin Nelson Mandela.

Mandela u burgos nga 1962 deri në vitin 1990. Ai u mbajt në Robben Island nga Cape Toën, 1964-1982. Mandela shërbeu si president i Afrikës së Jugut nga viti 1994 deri në vitin 1999.

Vizatimi i Mandelës ishte një nga gjashtë veprat që tejkaluan 100,000 dollarë në shitjen e artit afrikan të enjten.

Një artist i Afrikës së Jugut, Irma Stern (1894-1966), fitoi çmimin më të lartë të ankandit, 312.575 dollarë, për “Malay Girl”, një portret nga 1946.