Sport Derbi i hidhur shekullor Milan-Inter, rivaliteti që nisi në 1909

Derbi i hidhur shekullor Milan-Inter, rivaliteti që nisi në 1909

Një rivalitet i hidhur, shekullor, në një nga arenat me të mëdha të lojës, në një kryeqytet tradicional futbolli është ajo ofrohet, kur Inter e Milan ndeshen në stadiumin e tyre të përbashkët. Me më tepër se 50 trofe ndërkombëtarë dhe kombëtare së bashku, të dy klubet mund të thonë me plot gojën se ata përfaqësojnë qytetin me të suksesshëm të Evropës, në mos të botës, në futboll.

Historia zë fill me 1899, kur anglezi, Alfred Edwards themeloi Milan Cricket and Football Club, për patriotët e tij dhe milanezët e pasur, të cilët takoheshin për kokteje në American Bar në qytet. Ndërsa klubi evoluoi ne Milan FC, influenca britanike ishte kaq e fortë, sa që anëtarët e tij italianë dhe zviceranë u mblodhën në restorant “Orologio” me 9 mars 1908 dhe ranë dakord të largoheshin e të themelonin klubin e tyre. Duke i bere jehonë natyrës shumëkombëshe të grupit te tyre, ata vendosen ta quanin klubin Internazionale.

Në këtë mënyrë mori jetë një nga rivalitetet më të mëdhenj të futbollit. Milan FC, më vonë AC Milan, fitoi derbin e parë në kampionat, në janar 1909, por Inter shpërtheu në dy fitore 5-0 e 5-1 më 1910, gjatë rrugës drejt titullit.

Në vitet e hershëm, Inter luante ne Arena, prapa Castel Sforzesco në veriperëndim të qendrës, tani në përdorim për atletikën e të rinjve. Rrënjët italiane të Interit pëlqeheshin nga autoritetet fashiste. Si Ambrosiana-Inter (emri Internazionale ishte tepër leninist) dhe te udhëhequr nga golat e karizmatikut Giuseppe Meazza, zikaltërit fituan tre tituj.

Rivalët e tyre mbështeteshin nga një nga anëtarët e të hershmit Milan FC, manjati i gomave të makinave, Piero Pirelli. Ai financoi ndërtimin e stadiumit të ri, në rajonin Sin Siro në perëndim të qytetit, sipas modelit anglez, me katër tribuna pranë fushës. Stadiumi u inaugurua më 19 shtator 1926, me derbin e fituar 6-3 nga Interi.

Pas luftës, San Siro u rinovua, duke i shtuar edhe një kat tjetër, si dhe pamjen e jashtme karakteristike me spiralet. Inter filloi t’i luante ndeshjet aty në sezonin 1947-48 dhe turma në San Siro u bë dëshmitare e disa ndeshjeve të mëdha. Fitorja legjendare 6-5 e Interit në nëntor 1949 ishte derbi i parë i ndjekur nga ish-presidenti zikaltër, Massimo Moratti.

Milani u ringrit sërish. Pasi bleu lojtarët më të mirë të huaj, si treshja suedeze Gre-No-Li e përbërë nga Grunnar Gren, Gunnar Nordhal dhe Nils Liedholm të ndjekur nga Jose Altafini e Juan Schiaffino, Milani fitoi pesë tituj kampion te Serie A në 11 vjet, para se të behej skuadra e pare italiane qe fitonte Kupën e Kampioneve, më 1963.

Inter, i financuar nga milioneri i naftës, Angelo Moratti si president dhe Helenio Herrera në drejtim, arriti te njëjtin sukses evropian një vit më pas, duke e ruajtur trofeun edhe ne sezonin pasues. Milan e fitoi titullin e dytë evropian me 1969, por asnjëra nga të dyja skuadrat nuk arriti të gjente vazhdimësi.

U deshën milionat e Silvio Berlusconit në mesin e dytë të viteve ’80, me afrimin e trajnerit aventurier Arrigo Sacchi dhe yjeve holandeze Van Basten, Gullit e Rijkaard, për të rigjallëruar Milanin.

Inter bleu gjermanët kampione bote Lothar Matthaus, Andreas Brehme e Jurgen Klinsmann. Milani fitoi titullin me 1988, Inter një vit më vonë. Ishin ditë të bukura për stadiumin San Siro, i ri konstruktuar për Kupën e Botës 1990.

Dekadat e fundit

Milani u bë përherë e më i fortë, me lojtarë si Franco Baresi e Paolo Maldini në mbrojtje dhe me të huaj plot klas, si Dejan Savicevic, Zvonimir Boban e Marcel Desailly. Loja me ritëm të lartë e kuqezinjve u solli titull pas titulli, duke argëtuar edhe kundërshtarët e Berlusconit. Kulmi ishte me fitoren 4-0 kundër Barcelonës në finalen e Ligës së Kampioneve më 1994.

Milan e provoi suksesin edhe më vonë, ndonëse ka pasur disa herë rënie ne forme, si dhe u trondit fort nga Calciopoli, duke arritur megjithatë te fitonte për te shtatën herë trofeun evropian më 2007, duke pasur yje si Kaka e Clarence Seedorf, si dhe te përhershmin Maldini.

Inter kaloi pothuajse dy dekada ne errësire, me gjithë investimet e mëdha te Morattit, i cili bleu Ronaldon e Christian Vierin. Në gjysmë-finalet e Ligës së Kampioneve më 2003 të dyja skuadrat u ndeshën me njëra-tjetrën dhe Milani kaloi më tej falë golit në fushë kundërshtare. Historia u përsërit edhe pas dy vjetësh, në çerekfinale, dhe përsëri Milani kaloi më tej, me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Inter fitoi titullin me 2006, pasi Juventusit dhe Milanit, në vendin e parë e te dytë, iu hoqën piket si ndëshkim për pjesëmarrjen në në Calciopoli. Zikaltërit fituan gjithçka nën drejtimin e Jose Mourinho.

Vitet e fundi derbi është karakterizuar nga një ndryshim radikal te të dy ekipet. Interi tashmë është në duart e kinezëve të Sunning, kurse Milani pas një aventure nën drejtimin e Li, ka kaluar nën fondin Elliot. Milan ka pasur një rënie të performancës në arenën ndërkombëtare duke mos arritur të kualifikohen në Champions League, kompeticion ky, të cilin klubet Italiane e kanë pasur gjithmonë prioritet. Por pavarësisht kësaj, Derbi i Milanos ka pasur gjithmonë interes për publikun italian dhe jo vetëm. Kjo ndeshje mjaft emocionuese arrin të ndiqet nga qindra milionë shikues në mbarë globin. Mbështetja e të dyja ekipeve nga tifozeritë respektive nuk ka munguar asnjëherë, duke e tej mbushur mitikun ‘San Siro’.

Stadiumi

Stadiumi “Giuseppe Meazza” mban emrin e ish-lojtarit legjendar të Interit, i cili luajti për një sezon edhe me Milanin, si dhe me kombëtaren italiane, dy herë kampione të botës ne vitet 1930. Ai u ndërtua me emrin San Siro, si rajoni perëndimor i Milanos, në vitin 1920, nga presidenti i Milanit, Piero Pirelli. Ky i fundit zgjodhi modelin anglez të stadiumeve, vetëm me fushë futbolli, pa pistë anash saj. Stadiumi priti një gjysmëfinale të Kupës së Botes 1934, ndërsa më 1939 u ble nga Bashkia e Milanos, kohe kur filluan punimet për rritjen e kapacitetit në 55 mije vende.

Kapaciteti aktual ne San Siro është 85 mijë vende të ulura, por për arsye sigurie përdoren vetëm 83 mijë. Për mbajtjen e çatisë përdoren 11 kolona betoni, ndërsa tifozët praktikisht janë te varur mbi fushe, duke krijuar një nga atmosferat më të zjarrta ne Evropë. Curva Nord është zona tradicionale e tifozëve të Interit, ndërsa Curva Sud është për fanatikët e Milanit.