Sport Derbi i Italisë “zhvendoset” në Kinë

Derbi i Italisë “zhvendoset” në Kinë

Klubet më të mëdha europiane, kanë nisur planifikimin për miqësoret e muajit të verës, dhe me interes pritej lajmi se në cilin turne do të merrte pjesë Juventusi.

Ashtu siç edhe pritej, “Zonja e Vjetër” nuk do të udhëtojë në Amerikë, por do të jetë pjesë e turneut në Azi, të kompeticionit “International Champions Cup”.

Në Azi, bashkë me ekipin e Alegrit do të jenë edhe Arsenali, Atletiko e Madridit, Bajerni i Mynihut, Benfika, Çivas, Interi, Mançester Junajtid, Milan, Real Madrid, Roma e Totenhem.

Ndërkohë, më 21 korrik Juventusi do të përballet me Totenhemin në Singapor, ndërsa tre ditë më vonë, në Kinë do të zhvendoset “Derbi i Italisë, ku do të ndeshet me Interin.