Extra Deri ku shkon një “lidhje gjaku”?

Deri ku shkon një “lidhje gjaku”?

Termi “lidhje gjaku” në Enciklopedinë e Akademisë Shqiptare të Shkencave, botim i vitit 1984, përkufizohet kështu:

“Lidhje afrie e cila sipas traditës etnografike përmbledh të gjithë njerëzit që rrjedhin nga një i parë i përbashkët në vijën e babait dhe janë farefis me njëri-tjetrin”.

Sipas të njëjtit përkufizim “brezat që rrjedhin prej një gjaku quheshin vëllezër e motra dhe martesa ndërmjet tyre është e ndaluar”.

Termi “brezi i gjakut” nuk është i vetmi i përdorur në traditën shqiptare.

Ky brez ka edhe një emërtesë tjetër sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, në të cilin quhej “lisi i gjakut”.