Aktualitet Deri në vitin 2050, do kemi më shumë plastikë në det sesa...

Deri në vitin 2050, do kemi më shumë plastikë në det sesa peshq

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 30 për qind e peshqve janë helmuar nga plastika, e deri në vitin 2050 do të ketë më shumë plastikë në det sesa në peshq.

Sipas vlerësimeve nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, konsumi botëror i qeseve plastike ka arritur një nivel vjetor deri në 1,000 miliardë copë.

Por vetëm më pak se një përqind e tyre riciklohen, për shkak të kostos së lartë – më shtrenjtë shkon riciklimi i një qeseje plastike sesa bërja e një të reje.

E kështu, natyra pritet të paguajë taksën më të madhe, sepse 99 përqind e tyre ndotin tokën, detin, lumenjtë dhe liqenet.

Ka një numër rastesh të dokumentuara në të cilat kafshët, në vend të ushqimit kanë gëlltitur qese plastike dhe më pas kanë sosur nën dhimbje për shkak të kapsllëkut apo paaftësisë për të vazhduar të hahet.

Dhjetëra mijëra balena, zogj, dhelpra dhe breshka vdesin çdo vit për shkak të qeseve plastike në det dhe në tokë.

Gjithashtu, ka shumë raste në të cilat zogjtë, peshqit, breshkat ose kafshët e tjera mbeten të bllokuara në to dhe janë në gjumë për ditë të tëra.

Me shkatërrimin e kufomave të tyre, plastika kthehet në natyrë dhe cikli mund të përsëritet për qindra vjet.

Vende të shumta anembanë botës kanë kapur rreziqet e qeseve plastike, dhe shumë prej tyre ose i kanë ndaluar ose kanë vendosur taksa për përdorimin e tyre.