Aktualitet Detaje nga aksidenti tragjik te ‘Bishti i Zhurit’: 27-vjeçari sapo kishte ardhur...

Detaje nga aksidenti tragjik te ‘Bishti i Zhurit’: 27-vjeçari sapo kishte ardhur nga Italia, po e prisnin në shtëpi

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi këtë të enjte në aksin Rrogozhinë-Peqin. Viktima, Festim Meqi, 27 vjeç, sapo kishte ardhur nga Italia nëpërmjet portit të Durrësit.

Aty ka marrë makinën tip “Benz” me qira për të shkuar në shtëpi në Sinaballaj të Rrogozhinës. Në shtëpi ku e prisnin familjarët nuk mbërriti dot kurrë sepse udhëtimi iu pre në mes nga aksidenti rrugor.

Një parakalim i gabuar solli përplasjen ballore me kamionin duke i marre jetën në vend të riut.

Aksidenti i frikshëm u regjistrua paraditen në zonën e njohur si ‘Bishti i Zhurit’ ku makina tip “Benz” që drejtohej nga viktima u përplas kokë më kokë me mjetin e tonazhit të rëndë.

Përplasja e dy automjeteve ka qenë tejet e fortë, çka ka bërë që makina tip “Benz” të shkatërrohet plotësisht.