Aktualitet Detaje nga ekzekutimi mafioz në Vlorë, çfarë thanë dëshmitarët okular në polici

Detaje nga ekzekutimi mafioz në Vlorë, çfarë thanë dëshmitarët okular në polici

Gentian Qarri u ekzekutua me 12 plumba. Policia shoqëron 15 persona, makina e djegur ishte vjedhur në Greqi

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës ku viktimë mbeti 40-vjeçari Gentian Qarri.

Policia ka shoqëruar në komisariat rreth 15 persona, mes tyre janë edhe dëshmitarët okularë si dhe familjarët e viktimës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për sa i përket dëshmitarëve ata janë shprehur se kanë parë një automjet që vinte drejt viktimës, ku brenda tij dukeshin e pakta dy persona të cilët sapo panë viktimën janë zhvendosur me shpejtësi drejt tij dhe kanë goditur me breshëri nga automjeti.

Makina  që u dogj te pylli i sodës me targa greke ishte i vjedhur në vendin fqinj, Greqinë. Për personat që e njihnin, ai nuk ka pasur konflikte ne Shqipëri, njihet por si piste kryesore mbetet dënimi i tij në Itali.

Dyshohet se autorët e kanë ditur rutinën e përditshme të tij dhe kanë pritur sa ka dalë nga shtëpia e më pas e kanë ekzekutuar. Autorët e njohin mirë zonën duke u larguar në drejtim të pyllit të sodës,ku më pas dogjën makinën. Aty dyshohet se atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar.

U ekzekutua me 12 plumba

Gentian Qarri u ekzekutua me 12 plumba në trup.

Plumbat janë zbrazur kryesisht në pjesën e gjoksit, kraharorit dhe në brinjë, që i kanë shkaktuar edhe vdekjen gjatë transportit për në Spital. Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 20 gëzhoja.

I riu sipas dëshmisë së familjarëve ka thënë se do të zbriste poshtë për një kafe. Po sipas tyre nuk kishte hesape apo pazare me ndonjë person. Qarri, ishte i apasionuar pas motorëve Vespa dhe jeta e tij sociale ishte aktive. Blutë e lidhin ekzekutimin më të kaluarën kryesisht, por pa arritur të gjejnë pista të qenësishme.