Aktualitet Detaje nga horrori në Pogradec: 44-vjeçari e preu me thikë në fyt...

Detaje nga horrori në Pogradec: 44-vjeçari e preu me thikë në fyt nënën

Horror mund të konsiderohet ngjarja e ndodhur këtë të enjten në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Mësohet se autori Olsi Çekiçi e ka prerë me thikë në fyt nënën e tij. Burimet bëjnë me dije se ai është përdorues i lëndëve narkotike.

Nga spitali i Pogradecit mësohet se 44-vjeçari është i karterlizuar për problemet mendore që ka, por asnjëherë nuk ka pranuar mjekimet.

Olsi Çekiçi njihej në fshat si një person i dhunshëm dhe agresiv.