Aktualitet Detaje nga plagosja në Korçë, dyshimet: Berberi u qëllua aksidentalisht

Detaje nga plagosja në Korçë, dyshimet: Berberi u qëllua aksidentalisht

Romeo Berberi, 53 vjeç mbeti i plagosur të dielën si pasojë e një plumbi në këmbë. Ngjarja ndodhi në Korçë, ndërsa mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në pyetje dhe ka shoqëruar disa persona që kanë qenë të pranishëm në momentin kur ka ndodhur plagosja.

Mësohet se Berberi nuk është person me precedentë penalë dhe dyshohet që mund të jetë plagosur aksidentalisht.

Policia ka zbardhur një pjesë të dinamikës së ngjarjes. Sipas burimeve, autori i ngjarjes ka qëlluar me pistoletë në drejtim të lokalit ku ndodheshin disa persona. Një prej plumbave ka zënë në këmbë Berberin.

Deri më tani autori i ngjarjes mbetet i paidentifikuar.

Policia ka sekuestruar dhe po eksperton pamjet filmike të kamerave të disa bizneseve që pozicionohen përgjatë rrugës kryesore, për të zbuluar nëse ai është larguar pas ngjarjes në këmbë apo me mjet.